DEBATI/ Sarandë, Kallojeri pyet Gurmën në Këshill: Deri në ç’datë do të vazhdojë mbushja e deti me inerte?!
Këshilltarja Figalia Kallojeri adminstratore e Hotelit “Epirus”, ndër të parët administratorja e parë femër e një hoteli në Sarandë i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Adrian Gurma i prnaishëm në mbledhjen e së premtes në Ksamil të Këshillit Bashkiak Sarandë:
“Deri në ç’datë do të vazhdojë mbushja e deti me inerte?!
Nga ana e tij Gurma i ka kujtuar Kallojerit se mbushja e deti me interte sot ëshët një krim mjedisor, pra një vepër penale dhe ndëshkohet si i tillë, pra si një krim mjedisor.
Gurma u ka kujtuar të gjithë subjekteve ndërtimore dhe këshilltarëve sarandiotë se tashëm ka një vend të miratuara e të çertifikuar për hedhejn e inerteve të ngurta dhe ky vend, është në Volloder (periferi e Sarandës).
Burime bënë të ditur se ka nisur tshmë një hetim në terren për çdo subjekt ose individ i cili kryen krimin mjedisor të hedhjes së inerteve të gërmimeve në det për të zgjeruara sipërfaqet e shërbimeve private.