“Njeriu” i Bashës, Ina Zhupa, i bashkohet Kuvendit të “Berishës”
Ina Zhupa, deputetet e PD dhe deri më tani në krah të Lulzim Bashë, ka qënë një nga surprizat më të mëdha të Kuvendit të “Berishës”.
Ajo është bërë pjesë e këtij Kuvendi ndonëse deri pak ditë më parë ka qënë një nga zërat më kritik kundrejt berishës dhe Grupit të Rithemelimit.
Teksa foli në hollin e pallatit të Kongreseve në nisje të punimeve të Kuvendit, Ina zhupa deklaroi se vendimi për të marrë pjesë sot është një hap drejt synimit për të bashkuar demokratët.
Ndëkohë të tjerë emra që I janë bashkuar Kuvendit, janë edhe deputeti Kasem Mahmutaj edhe ai mbeshtetes i ish-kreut të partisë si dhe Dorian Teliti, ish-shefi I kabinetit të Lulzim Bashës.