Sherr me sende të forta mes adoleshentëve në Sarandë, 3 përfundojnë në komisariat
Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet në Prokurori u referuan për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.