Sarandë, Anila Denaj takohet me ukrainasit e larguar prej agresionit rus
Deputetja e Sarandës, Anila Denaj, ka takuar nga afër disa ukrainas që po qëndrojnë në qytetin bregdetar për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Denaj ka organizuar një takim miqësor dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët ukrainas.
“Ivanën, vogëlushen nga Ukraina e takova së bashku me disa nga bashkëatdhetarët e saj që kanë lënë vendlindjen dhe janë vendosur në Sarandë për t’i shpëtuar agresionit rus.
Së bashku me institucionet e pushtetit lokal, Zyrën e Punës, qendrat spitalore jemi të angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë, me qëllim përmbushjen e çdo nevoje që ata mund të kenë gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Kemi hapur zemrën dhe shtëpitë me shpresën se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe se kjo luftë e pakërkuar do të mbarojë sa më shpejt”, shkruan Anila Denaj.