Adrian Gurma takohet me drejtorin e AKUM: Përmirësim të furnizimit me ujë gjatë sezonit turistik
Trokitja e sezonit veror po rrit përgjegjshmërinë për të ofruar përmirësimet e kërkuara në furnizimin me ujë të pijshëm të familjeve dhe të strukturave hoteliere.
Me këtë përgjegjshmëri dhe angazhim dhe për të shënuar ecje me investimet në këtë fushë, janë takuar dhe kanë shkëmbyer mendime Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma me Drejtorin e Përgjithshëm të AKUM Klevis Jahaj.
Në qendër të bisedës mes tyre ishte mbarëvajtja e investimeve, që janë duke u kryer në rrjetin e brendshëm të ujësjellës-kanalizimeve, si dhe sfidat me të cilat Saranda përballet sidomos gjatë sezonit turistik.
Forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve të qeverisjes vendore me AKUM, u vlerësua si domosdoshmëri për të patur sukses reforma që do të ndërmerret në këtë sektor.