Zjarrfikëset e Sarandës: Zjarrin e vumë nën kontroll, punojmë për fikjen e plotë

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu përpara 2 orësh duke marrë përmasa të mëdha.

Zjarri, që ende nuk dihen arsyet e rënies së tij,  është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit.

Për fikjen e tij kanë punuar 2 mjete zjarrfikëse dhe disa punonjës dhe puna për shuarjen e tij  ishte e vështirë si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës.

Në zonën e Limionit, e cila është dhënë me koncesion dhe është projektuar për tu ndërtuar një qytezë turistike, ndodhet edhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion.