Pronari i ekzekutuar në Spanjë, çfarë fshihet pas shpërthimit me tritol te hoteli në Sarandë?
Një ngjarje tjeter e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë ku një sasi tritoli ka shpërthyer në katin e parë të një hoteli.
Fatmirësisht si pasojë e shëprthimit ka patur vetëm dëme materiale, ndërkohë që forcat e polcisë së Sarandës janë “ngritur në këmbë” për të gjetur autorin.
Burime për mediat bëjnë me dije se sasia e tritolit është vendosur në hotel “Dea” i cili ka qenë në pronësi të Pajtim Yzeirit nga Fieri, i vrarë në vitin 2001 në Spanjë, ndërkohë që prej disa kohësh ishte dhënë me qira.
Kujtojmë që Pajtim Yzeiri në vitin 2001 është gjetur me kokë të prerë në Spanjë.