FOTO/ Një jetë mes burgjeve, ky është 43-vjeçari që plagosi me thikë dy vëllezërit e mitur në Sarandë
Personi që shihni në foto është Ibrahim Duda, autori i dyshuar i plagosjes me thikë i 2 vëllezërve të mitur në Sarandë.
Duda nuk është një emër i panjohur për policinë pasi mësohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu, ku ndodhej aty për shkak të një vjedhje të kryer.
Gjithashtu ai njihej si përdorues i drogave të forta, ku në të kaluarën është dënuar edhe për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Duda plagosi me thikë dy vëllezërit 17-vjeçarin K. G., dhe vëllain e tij 16 vjeç.
17-vjeçari u gjuajt me thikë në kraharor nga Duda, ndërsa i vëllai i tij ka marrë dëmtime të lehta në dorë.
Policia e Sarandës ka blinduar të gjithë qytetin dhe është në kërkim të autorit.