Detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Sarandë: Sherri për qenin
Plagosja e dy vëllezërve të mitur në Sarandë dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal për qenin. Autori i dyshuar i plagosjes, një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe përdorues i lëndëve narkotike është shpallur në kërkim nga policia.
Kjo e fundit nëpërmjet një komunikate të dytë për ngjarjen e plagosjes në Sarandë sqaron se në këtë konflikt është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.
Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. Duda., i cili është shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.