Koronavirusi në Greqi, shkon në 29 numri i viktimave
Në Greqi numri i viktimave nga CoVid-19 ka shkuar në 29.
Viktima ishte nga Kosturi dhe ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.
Mësohet se 89-vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjera.
Ndërkohë të prekur në Greqi janë 960 persona.