Hodhi inerte dhe gurë në det penalizohet sarandioti

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin me inicialet A. M., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi në lagjen nr.4 Sarandë, në plazh, u konstatua duke hedhur inerte dhe gurë në det.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.