Sarandë, zgjedhjet e Rithemelimit: Manjolla Nikollo zgjidhet kryetare e degës
Ka përfunduar edhe procesi i votimit dhe numërimit në bashkinë e Sarandës.
Anëtarët e PD-së së qytetit bregdetar kanë zgjedhur kreu e ri, duke ja besuar këtë post për 4 vitet e ardhshme, Manjolla Nikollos.
Ajo është zgjedhur me 451 vota.
Në garë kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë.
Votat janë shpërndarë si më poshtë:
Elvis Kuçi mori 24 vota
Manjola Nikolli mori 451 vota
Brigels Dervishi mori 60
Robert Haxhi mori 67
Të pavlefshme dolën 12 fletë votimi.
Njoftimi i PD:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Sarandë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD Sarandë u shpall znj. Manjola Kastriot Nikollo me 73% të votave.