Delvinë, Hari Imeri i mërzitur nga grupi i Berishës: Më kanë shpallur armik, Zoti na udhëzoftë drejt të mirës

Kryetari aktual i degës së PD-së së Delvinës, Hari Imeri, duket se është mërzitur me grupin Rithemelimit që janë pjesë e Sali Berishës, të cilët e kanë shpallur atë armik.

Në një status në rrjetet sociale Imeri shkruan:

“Të sakrifikosh për vite të plota, në mënyrë të pashembullt deri në vetëmohim, dhe në fund pse mund të ndash një mendim ndryshe të shihesh si armik ! Ndërkohë që mendime ndryshe mund të ndash edhe me njerëzit më të dashur. Por të shihesh si armik vetëm për një mendim ndryshe, pikërisht nga ata për të cilët dikur familjarisht ke shprehur gatishmërinë për të negociuar me gjënë më të shtrenjtë, me jetën, kjo të bënë të ndihesh i surprizuar, por aspak i shqetësuar kur krenaria jote ngihet mbi punë, vlera dhe morale të larta.

Zoti e udhëzoftë drejt të mirës, dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”, shprehet Hari Imeri. /Sarandanews.com/