Emrat/ Bien nga lartësia dy persona në Sarandë, dërgohen me urgjencë në spital
Dy persona janë transportuar brenda pak orësh të plagosur në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës. Nga Borshi ka ardhur i plagosur Jurian Gjini, 28-vjec, banues në Lushnje.
Ai mësohet se kishte rënë nga një pemë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohe në spital ka mberritur i plagosur edhe Aqif Garo, 40-vjec, banues në fshatin Çukë, Sarandë. Garo mësohet se ka rënë nga taraca e një objekti të cilin ishte duke e pastruar. I plagosuri ka dëmtime në pjesën e gjoksit. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.