Një super Jaht luksoz me turistë, viziton Sarandën
EMERALD AZZURRA Jahti luksoz do të vizitojë Sarandën gjithë sezonin turistik 2022.
Super Jahti me flamur të Ishujve Bahamas ka një gjatësi prej 110 metrash, gjerësi 16 metra dhe peshë 5300 GT.
Super Jahti luksoz, ose Jahti Kroçerë, një model i ri prodhuar në Vietnam, në kantierin Ha Long Shipyard në villim të vitit 2022 dhe hedhur në ujë për herë të parë në shkurt të këtij viti, është inauguruar në mars nga Kompania EMERALD Cruises. Ai ka një kapacitet prej 100 pasagjerësh, 64 personel dhe 50 kabina.
Ky Jaht ka zgjedhur Sarandën, përveç destinacioneve të tjera në Mesdhe, për të ndaluar dhe vizituar nga turistët që do të ketë në bord, për gati gjithë sezonin turistik 2022. Emerald AZZURRA ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit me 76 turistë që kanë zbritur për të vizituar Sarandën dhe Gjirokastrën.
Yajti do të qëndrojë gjithë ditën dhe në mbrëmje vonë do të largohet për në Kroaci.