Gjeniu nga Greqia përfshin Sarandën në videoklipin e tij
Mysafiri i ditës te Kryebashkiaku Gurma, ishte fëmija 10-vjeçar Stelio Kerasidis, një emër me famë ndërkombëtare për lojën në piano.
Kryetari Adrian Gurma i ka rezervuar pritje të ngrohtë atij, shoqëruar nga i ati.
Në shenjë falenderimi dhe simpatie për karrierën që Stelio i përgatit vetes për të qenë shumë shpejt një artist i vërtetë dhe për faktin që videoklipi i tij përfshin edhe Sarandën e Butrintin, kreu i Bashkisë Gurma i ka dhuruar atij pllaketën me Portën e Onhezmit (Sarandës antike).
Për disa momente Kryetari Gurma ka shoqëruar artistin e vogël në nisjen e xhirimeve nga Manastiri i 40 Shenjtorëve, monumenti që i ka dhënë emrin Sarandës.