Sarandë: Tregohet kujdes për pastrimni e pishave të ‘Italisë’
Joana DHIAMANTI
Sektori i gjelbërimit në bashkinë e Sarandës po kujdeset edhe për trajtimin e pishave 85 vjeçare të mbjells siç thuhet ne qytet nga specialist italianë të mjedisit në kohën e Mbretërisë.
Të tilla pisha të larta që shquajnë ndër të tjerat, jo vetëm nga ato që janë mbjellë dikur në socializëm në kodrat përreth qytetit, po edhe nga ato më të reja, mbjellë së fundi në Shëtitoren e re buzë detit; për zhvillimin e drejtë, kurrorën e lartë e të bukur si një ombrellë gjigande dhe padyshim, për hijeshinë me pejzazhin e gjelbër estetik.
Në drejtimin e mjeshtrit të gjelbërimit në Bashki Jashar Bello, është bërë ditët e fundit pastrimi I pishve gjigande me një skuadër dhe një mjet vinc me kosh, krasitja dhe pastrimi i degëve të degraduara ose të dëmtuara ndër vite nga stuhitë që mund të përbëjnë rrezik edhe për jetën e kalimtarëve.
Fatkeqësisht pishat gjigande të Sarandës, tjo gjithminë janë trajhtuar si një trashëgimi e vyër mjedisore, krjuar prej dorës së njeriut mbi 8 dekada më parë. Disa prej tyre megjithëse në zonë rubane të qytetit janë dëmtuar, janë prerë për ndërtime dhe deri mësot nuk ka një regjstërku të paraqitet saktësisht vedndodhja e tyre, pamja ndër vite dhe një ‘historik’ i shkurtër i jetës së gjelbër të tyre. Sot pishat gjigande një sy i zakonshëm mund t’i dallojë ku ndodhen në Sarandë: Në rrugën hyrëse të qytetit diku pranë Tunelit, pranë bulevardit “Hasan Tahsin”, në zemër të qytetit, përbllë Qëndrës Polivalente të të moshuarve (ish shtëpia e Oficerëve), pranë ish ndërmarrjes së parkut të mallrave (sot Qendra Sciale “Motrat Marcelline’), etj.
Në fund të këtij lajmi mjedisor mund të shtrohet pyetja:
Nëse vërtet pushteti lokal. në Sarandë, që ndryshe do të thotë: 1. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma 2. Këshilli Bashkiak i Sarandës, kanë vërtet vullnet, ta ruajne dhe ta shtojnë trashëgiminë e pejzazhit të gjelbër në qytet , pa harxhuar shumë ‘kacidhe’ nga buxheti, a mund t’u jain një Status lokal këtyre pishave me kurorë të mrekullueshme si çadra gjigande të gjëlbërta ndane blusë së detit dhe, A MUND, të udhëzojnë vendosjen e ndonjë tabelëze informuese sinjalistike për këtë trashëgimi?