Sarandë, infektohet një familje me 3 persona me koronavirus

Tre pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

Ndërkohë janë shënuar 99 raste te reja me Covid në 425 testime të kryera.

Në Sarandë kanë rezultuar të infektuar një familje me 3 anëtarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.