Rikthehen aktivitetet kulturore në Parkun Kombëtar të Butrintit
Duket se ky sezon do të jetë i mbarë për Butrintin antik .
Vizitorët e parë kanë ardhur ndërkohë që janë shtuar dhe eventet kulturore.Vetëm gjatë muajit prill janë dy veprimtari që do të zhvillohen në territorin e Pparkut. Ato do të pasohen me të tjera gjatë gjithë sezonit veror,- tha drtejtori i Parkut Kombëtar, Eri Sulo . Sipas tij, janë bashkia Konispol dhe DRKK Vlorë që do të çelin me eventet e tyre, stinën e aktiviteteve në teatrin antik dhe mjediset e Kalasë Trekëndore të Butrintit.
Tashmë skena e teatrit është rikonstruktuar dhe është përmirësuar infrastuktura mikpritëse në Butrint si për vizitorët dhe për aktivitetet e ndryshme kulturore artistike dhe promovuese ,vuri në dukje drejtori i Parkut Kombëtar Butrintit, Eri Sulo