“Dallendyshja” e parë në brigjet e Sarandës
Në portin e Sarandës mbërriti sot kroçera “Silver Moon”, 213 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 387 turistë në bord dhe flamur të Bahamas.
Kroçera ka mbërritur në orën 7. 30 të mëngjesit të sotëm dhe do të largohet në mbrëmje në orën 20.00.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka ndarë disa pamje nga mbërritja e kroçierës ku shkruan:
“Kartolina e dites😍
Mbrriti “dallendyshja” 🛳 e pare e ketij viti ne brigjet e Sarandes🏖”, shkruan Kumbaro.
“Silver Moon” është një kroçerë, e cila operon kryesisht në Evropë dhe frekuenton portet e Mesdheut”.