Vendimi i Disiplinës: Gjobitet Butrinti dhe i mbyllet stadiumi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar ditën e sotme vendimet e marra për ndeshjet e javës që lam pas

Disiplina ka vendosur të mbyll stadiumin për katër ndeshje Butrintit të Sarandës.

“KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%”, thuhet në njoftim. /Sarandanews.com/