Policia e Sarandës procedon penalisht mallakastriotin, ja arsyeja
Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasin G. H., 37 vjeç, banues në Mallakastër.
Procedimi penal ndaj 37-vjeçarit u bë pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.