Finiq, aktivitete dhe festime me rastin e 201 vjetorit të pavarësisë së Greqisë

Në Finiq është përkujtuar 201 vjetori i pavarësisë së Greqisë përmes disa aktiviteteve të organizuara në qendrën kulturore “Katina Papa” në Livadhja.

Të pranishëm ishin deputetja Anila Denaj së bashku me kolegun Niko Kuri, Kryetarin e Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër Dhimitër Saharidhis, drejtues të Partisë Socialiste të zonave të qarkut, si dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

POSTIMI I ANILA DENAJ

Finiq

Ndamë disa momente të veçanta në qendrën kulturore “Katina Papa” në Livadhja me rastin e 201 vjetorit të pavarësisë së Greqisë.

Së bashku me kolegun Niko Kuri, Kryetarin e Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër Dhimitër Saharidhis, drejtues të Partisë Socialiste të zonave të qarkut, si dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Dy vendet tona ndajnë ura të miqësisë, ku padyshim minoriteti grek dhe emigrantët shqiptarë janë kontribuesit kryesorë. /Sarandanews.com/