Aksioni i policisë në Kadastrën e Sarandës, mes të arrestuarave ish drejtori Andri Dhima
Policia e Sarandes ka arrestuar sot katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Aksioni i policise bregdetare ka ardhur pas denoncimit qe Ministri i Drejtesise Ulsi Manja beri ne nje konference per shtyp para pak ditesh ku u shpreh se jane lejuar legalizimi i dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.
Sarandanews.com ka mesuar se në pranga ka rënë Andri Dhima, ish-drejtori i Kadastrës Sarandë.
Burime per Sarandanews.com kane bere me se Andri Dhima eshte vene në hetim që prej korrikut 2021.
Mësohet se operacioni është në vijim dhe aktualisht po kryhen kontrolle banesash.