Shoqërohen në polici 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës, kontrolle edhe në banesa
Policia e Sarandës ka shoqëruar 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shqiptare të Kadastrës.
Mësohet se disa prej tyre janë marrë nga oficerët e policisë në zyrat ku punonin.
Deri më tani, raportohet se operacioni është në vijim dhe aktualisht po kryhen kontrolle banesash.