Rihapet gjyqi për kryebashkiakun! Çështja ndaj Gilberto Jaçes në Përmet, për një tokë 70 metra dhënë me qera
Debati mes dy gjykatave më të ulëta ku njëra prej tyre e konsideron bregun e lumit Vjosë si pronë shtetërore dhe tjetra pronë të bashkisë së Përmetit e ka bindur Gjykatën e Lartë, që çështja ndaj ish-kryebashkiakut Gilberto Jaçe të konsiderohet një histori qe duhet rigjykuar.
Shkalla e parë e shpalli fajtor Jaçen mbasi u hetua nga prokuroria për dhënien me qira të një sipërfaqeje toke anës Vjosës në favor të “Qendrës Rafting Vjosa Përmet”. Kjo gjykatë deklaroi se arsyetimi i ish-kryebashkiakut se i kreu këto veprime për të zhvilluar Përmeti është një provë se mundësia e zhvillimit të një qyteti nuk gjykohet sipas bindjes personale nga një person i veshur me funksion publik.
Nga njëra anë, apeli thotë se ish-kryebashkiaku ka tejkaluar kompetencat duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak por që nuk provohet se shpërdorimi është kryer me dashje.
Gjykata e Lartë vlerëson se apeli nuk ka parë siç duhet detyrat që ka patur në atë kohë kryetari i bashkisë dhe kompetencat për dhënien e lejes për të ndërtuar.
Për këtë arsye, fashikujt e gjykimit i janë zbritur Gjykatës së Apelit me detyrat përkatëse ku duhet të kuptohet nëse e ka shpërdoruar apo jo detyrën.
Prej dekadash, pushteti qendror dhe ai lokal, nga Tirana në Përmet, përplasen lidhur me kompetencat e kontrollit mbi territorin. Vendimi mbi ish-kryetarin e bashkisë së Përmetit, mund të ketë pasoja lidhur me këtë përplasje kompetencash në të ardhmen.