Anila Denaj: Marrëveshja me Greqinë për sigurimet shoqërore, e domosdoshme

Deputetja  e Sarandës dhe e Partisë Socialiste, Anila Denaj së bashku me një pjesë të grupit parlamentar të kësaj force politike ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi.

Ata zhvilluan sot një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, Ioannis Bouga.

Gjatë takimit diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për përmbylljen e marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore.

POSTMI I ANILA DENAJ

Athinë, Parlamenti i Greqisë

Me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re, Ioannis Bouga.

Gjatë bisedimeve tona e vumë theksin te bashkëpunimi mes grupeve tona parlamentare dhe veçanërisht te mbështetja për njohjen e kontributeve shoqërore, për mijëra bashkëatdhetarë tanë, që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Temë diskutimi ishte edhe qasja ndaj minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin jemi të angazhuar të gatantojmë të drejtat e plota sipas standardeve europiane, sikundër edhe ndaj pakicave të tjera në vend.

/Sarandanews.com/