I riu nga Saranda i pari në botë që fiton të 7-ta provimet me kalueshmëri 100%, merr bursë të plotë nga Franca, Gurma: Brajani, shembull për këdo

I riu nga Saranda i pari në botë që fiton të 7-ta provimet me kalueshmëri 100%, merr bursë të plotë nga Franca, Gurma: Brajani, shembull për këdo

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka takuar këtë të premte në Tiranë studentin në shkollën “Myslym Keta”, Brajan Beshikun.

I riu nga Saranda i ka bërë të gjithë krenar me rezultatet e tija të shkëlqyera, duke qenë rasti i parë në botë që fiton të 7-ta provimet me kalueshmëri 100% dhe duke siguruar bursë të plotë nga shteti francez, për arsimim të lartë në Francë

POSTIMI I ADRIAN GURMËS.

Në shkollën “Myslym Keta”në Tiranë, takova nga afër dhe diskutova për mbështetje, me Brajan Beshikun, djalin nga Saranda që studion në këtë shkollë dhe me mësueset e tij

Brajani, djali i madh i një familje të thjeshtë sarandiote, na bën të gjithëve krenarë me arritjet e tij në provimin e CAMPUS FRANCE, ku merr maksimumin e pikëve në çdo provim edhe pse vetëm 16 vjeç, duke qenë kështu i pari rast në Shqipëri dhe në botë, që fiton të 7-ta provimet me kalueshmëri 100% dhe duke siguruar bursë të plotë nga shteti francez, për arsimim të lartë në Francë

Suksese Brajan

Je shembull për këdo

Jemi me ty

Bonne route

/Sarandanews.com/