Dueli i mbijetesës, Butrinti sfidon në transfertë Tërbunin

Ditën e nesërme skuadra e Butrintit do të ketë një duel mjaft të vështirë sa i përket luftës për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

Skuadra bregdetare do të luajë në transfertë përballë ekipit të Tërbunit të Pukës, një duel ku që të dyja ekipet do të synojnë të marrin pikët e plota.

Djemtë e Adriatik Faslliut luajnë në Pukë, një udhëtim sfilitës por të gjithë janë optimist se do të kthehen me rezultat pozitiv.

Sfida Tërbuni-Butrinti do të luhet në orën 14:00. /Sarandanews.com/