Njeriu i fortifikimeve të Butrintit, një ironi intelektuale
Gjerak Karaiskaj është ndër specialistët më të mirë të kalave shqiptare dhe, Butrintit i ka kushtuar një vepër në vitin 2009, botuar në Londër – “Fortifikimet e Butrintit”.
Së fundi, ai ka ironizuar Akademine e Studimeve Albanologjike, pikërisht lidhur me këtë vepër.
“Më gëzoi shumë lajmi zyrtar i faqes zyrtare të Akademisë st. albanologjike, ku pasi përmenden një rradhë e gjatë kontribuesish në studimet qoftë edhe periferike për Butrintin, me shumë dashamirësi dhe korrektesë nuk është harruar të shtohet dhe fjalëza etj.,… që më bën të shpresoj se mund të përfshihem edhe unë me librin tim modest për fortifikimet e Butrintit botuar në Londër 2009.
E ndjej për detyrë të falenderoj nga zemra drejtuesit e Akademisë albanologjike, që nuk harrojnë të kujtojnë dhe nderojnë bashkpunëtorët e tyre që në gjallje”, shkruan studiuesi i njohur.