VIDEO+FOTO/ Rrjeti shpërthen kundër Tik Lapajt: Injorojeni, përfaqëson interesa politike
Prej disa ditësh qytetarët janë ngritur në protestë për rritjen e çmimeve.
Ajo që po ndodh, është se në krye të protestave po shihen njerëz të financuar nga parti politike dhe që kërkojnë të përfitojnë për interesa të tyra personale.
Mes emrave të lakuar që në këto ditë thuajse janë ‘vetëshpallur heronjë’ është dhe Adriatik Lapaj.
Lapaj shfaqet i “shqetësuar” si aktivistit duke “ngritur zërin” fuqishëm kundër rritjes së çmimeve të energjisë, gazit dhe karburantit.
Protagonizimi i Tik Lapajt dhe shoqërisë së tij që është e përbërë me njerëz që punojnë në televizionet e familjes Berisha si Pano Sako, apo persona të dënuar për korrupsion si Besjan Pesha, ka bërë që një pjesë e rrjetit të dal kundër tyre.
Në rrjetet sociale ka shpërthyer një revoltë ndaj Adriatika Lapajt, të cilin e konsiderojnë si një personazh që po vret protestën e qytetarëve të lirë.
Gjithashtu në rrjet po qarkullon dhe një video që shfaq dyftyrësinë e të “pavarurit”” Tik Lapaj. /Sarandanews.com/