Matilda Qurku publikon foton nga protesta në Sarandë kundër rritjes së çmimit të naftës: Ja arsyet pse duhet të dalim të gjithë

Ish sekretarja e degës së PD Sarandë Matilda Qurku ka qene prezente në protestën e djeshme të organizuar në qendër të qytetit kundë rritjes së çmimit të naftës.

“Sot nga protesta në Sarandë, një ndër protestat më të shëndetshme dhe energjike.
Nafta në Shqipëri është një nga faktorët kryesor dhe shtyllë në ekonominë e vendit.
Dy pjesët kryesore më të ndjeshme në rrethin tonë janë peshkimi dhe bujqësia.

Ndikimi i inflacionit të naftës bien direkt në kurrizin e konsumatorve në produktet bazë të shportës. Janë dy arsye të mëdha pse duhet të dalim të gjithë në protestë sa nuk është vonë.

Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, një nivel rekord kahasuar me vendet e tjera në botë. Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare.

Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi. Taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi1.4 lekë për litër i shkojnë koncensionarit.
Është emergjente heqja e taksës së qarkullimit dhe vjelja e saj në një menyrë tjetër.

Vitale është edhe subvencionimi në këto muaj për fermerët dhe peshkatarët deri në muajin qershor që edhe shtohen të ardhurat dhe qarkullimi në ekonominë e vendit dhe nga turizmi.

Pasiguria ekonomike është kërcënimi më i madh sot në Shqipëri dhe qeveria duhet të ndërhyj menjëherë me instrumentat e saj në ekonomi, sepse preken shtresat më të varfra me pasoja sociale të rënd përveç atyre ekonomike”, shkruan Matilda Qurku. /Sarandanews.com/