Sarandë, salla “kuti sardele” e këshilltarëve bashkiak do t’i mbetet të kaluarës

Nga Liana PETOVA

Salla “kuti sardele” e mbledhjeve të këshilltarëve bashkiakë do t’i mbetet së kaluarës. Duket pas si e pabesueshme kjo, po konfirmimi vjen më në fund zyrtarisht,nga kreu i bashskisë Adrian Gurma. Gurma u shpreh së fundi se në një të ardhme të afërt mbledhjet e këtij organizmi shumë të rëndësishëm do të zhvillohen në sallën e madhe të bashkisë.

“Është hartuar një projekt për rikonstruksionin e sallë së madhe të Bashkisë e cila do të përshtatet edhe për mbledhjet e këshillit bashkiak.Shpresojëm që vitin e ardhshëm kjo situatë do të jetë krejt ndryshe dhe më dinjitoze edhe për këtë organ shumë të rëndësishëm të vendimarrjes në qytet, për mediat, grupet e interesit. etj,.” –u shpreh Gurma.

Më në fund, mbledhjet e këshillit bashkiak do të zhvillohen jo në sallën e ngushtë tip korridor të kinoteatrit si në “kutinë e sardeleve” ku anëtarët e nderuar të këshillit qëndronin për shkak të vendit të pamjaftueshëm, ‘ngucur”si të vënë në rresht që të kujtonin atë motivin e ‘lashtë ‘grushtbashkuar rreth partisë’. Po as njerëzit e mediave, nuk do rpekin më kurrizet e këshilltareve ulur në ndënjese para emrave dhe siglat e subjekteve politike.

Po do të jetë një ‘zgjidhje’ edhe për adminisrtatët e bashkisë dhe specialistët që paraqesin p/vendime apo informacione dhe qendrojnë në gadishmëri për t’u dhënë përgjigje pyetjeve legjitime të këshilltarëve të mandatuar. Po kjo, pritet të jetë edhe një zgjidhje për të drejtën legjitime të grupeve të ndryshme të interesit që do të duan të jenë të pranishëm në mbledhje sipa tematikave.

Sa për publikun e gjërë të qytetarëve, salla e madhe në katin e parë të bashkisë ëshët më e përshtatshme për pjesëmarrje.

Në fakt, salla e madhe e bashkisë ka vërtet nevojë ulëritëse/ emergjente për t’u vënë dorë në kushet më minmale të përdorimit dhe akomodimit për pjesëmarrësit e çdo statusi zyrtar apo social.

Gjatë dimrit në këtë sallë të trashëguar si aste nga ish komiteti i partisë se kohës që mbeti pas; deri para pak ditëve, mund të dëgjoje trokitjen prej së ftohti-kallkan të dhëmbëve të pjesëmarësve dhe gjithashtu edhe të panelistëve të shumërespektuar!

Më I kujdesshëm ka qenë prefekti I Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, për shembull, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e këshillit bashkiak për miratimin e bushetit 2022. Ai, ishte veshur trashë tamam sikur do të bëhej mbledhja në Llogara dhe jo në Sarandë ku lulëzon prej disa vitesh slogan turistik: SARANDA 3 D: Diell-Det-Dashuri!

Sa për fotot që mund të shihen disa here nga arkivat sot për sallat aktuale, këshilltarët dhe pjesëmarrësit të krijojnë idenë se jemi diku në Siberi ose në ndonje vend të eskimezëve. Sa për trokitje të dhëmbëve nga të ftohet në sallën e madhe, ato dëgjoheshin edhe më tepër sidomos kur përdorej fonia dhe mikrofoni që zmadhon kërcitjen artistike të dhëmbëve prej të ftohtit.