Ish sekretarja e PD Sarandë ironizon disfatën e Lulzim Bashës në zgjedhje: Bir Selmani i nënës, kë të qaj më parë

Ish sekretarja e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, ka ironizuar përmes një statusi në rrjetet sociale humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Bir Selmani i nënës,kë të qaj më parë?!

-240 lek/litrin e naftës apo 6%?!”, ironizon në postimin e saj Matilda Qurku.

Kujtojmë që në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan këtë të diel, Partia Socialiste arriti që të fitojë gjashtë bashki, Durrësi, Lushnje, Vorën, Rrogozhinën dhe Dibrën, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës fitoi bashkinë e Shkodrës.

Kurse PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës u renditet në vendin e tretë. /Sarandanews.com/