Delvinë: Kryebashkiakja Majlinda Qilimi vlerëson ish-kolegët për 7 Marsin
Në kuadër të 7 Marsit, arsimtarë në Delvinë janë vlerësuar me çertifikatë mirënjohjeje, dhënë nga Bashkia, e cila drejtohet nga një ish-kolege e tyre, ish-mësuesja Majlinda Qilimi.
Është kjo e fundit që poston foto nga aktiviteti dhe shkruan:
“E nderuar mes mësuesve të shkollave të Bashkisē Delvinë.
Mirënjohëse dhe falenderuese për punën e tyre të palodhur në edukimin e brezave.
Krenare që per shumë vite kam qenë pjesë e kësaj armate, e cila me dashuri e përkushtim përcjell dije dhe kujdes prindëror.
E lumtur që së bashku me deputeten e zonës Znj.Anila Denaj dhuruam për mësuesit certifikatat e vlerësimit dhe mirënjohjes në një veprimtari modeste organizuar nga bashkia Delvinë, ZVA dhe QKF ‘Myrteza Leka’.
7 Mars të gëzuar për të gjithë mësuesit!
Suksese në misionin e tyre fisnik!”.