Disiplina gjobit klubit e Butrintit
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar.
Ekipi i Butrintit është dënuar me 100.000 (njëqind mijë) lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.
“KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës. /Sarandanews.com/