Zgjedhjet e pjesshme lokale, Hari Imeri ka një thirrje: Votoni kandidatët e PD-së

Kreu i degës së Partisë Demokratike të
Delvinës, Hari Imeri, u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Vorës, Lushnjës dhe Rrogozhinës që të dalin masivisht në votime.

Në këto gjashtë bashki nesër ka zgjedhje për kryebashkiakun e ri dhe Hari Imeri u bën thirrje që të votojnë PD-në.

“Të dashur miq të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Vorës, Lushnjës dhe Rrogozhinës ju ftoj të dilni nesër në votime për të votëbesuar kandidatët e Partisë Demokratike”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/