Kampionati Shahut në Sarandë, Erald Mihasi fituesi i edicionit të 21-të
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka vlerësuar me çertifikata fituesit e edicionit të 21-të të Kampionatit Lokal të Shahut.
Erald Mihasi është fituesi i edicionit të 21-të dhe së bashku me të rinjtë e talentuar Eklea Omeri e Kelvin Kosta.
“Në përfundim të edicionit të 21-të të Kampionatit Lokal të Shahut, organizuar nën kujdesin e Bashkisë, janë shpërndarë çertifikatat për pjesëmarrësit e të gjitha grup-moshave si dhe shpallja e fituesve.
Erald Mihasi është fituesi i edicionit të 21-të dhe së bashku me të rinjtë e talentuar Eklea Omeri e Kelvin Kosta, aktualisht po na përfaqësojnë në një turne ndërkombëtar nga data 26 shkurt deri në 1 mars 2022, në Konjic, Bosnjë-Hercegovinë.
Suksese shahistëve tanë.
Tradita vazhdon”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanws.com/