Finiq: Rruga Krane-Livadhja me asflalt të ‘rrjepur’ për riparim! Qindra automete në mëshirë të tekave të sipërmarrsit

“KUJDES MAKINERITË!! Kjo është tabela ironike dhe e vetme e vendosur diku në boshtin rrugor Krane- Livadhja-Qafë Botë., pasi gjëkundi nuk duket asnjë makineri!

Prej shumë ditësh qindra e qindar  drejtues të automjeteve jo vetëm të zonës së Finqit po nga krejt vendi që përdorin këtë rrugë, duhet të vuajnë dëmtimin e  makinave, falë shurdhërisë së subjektit spërmarrës të rrugës që pritet një ditë të nisë riveshjen e kësaj rruge më asfaltobeton.

Burime zyrtare të Bashkisë Finiq bënë të ditur se është e njejta firmë sipërmarrëse që po punon aktualisht në asin rrugor Shijan-Shelegar-Ura e Gajdarit.

“Kemi dhjetra ankesa nga banorët për situatën e rrugës ,-tha  sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Finiq, Vagjel Xhaferi i cili e vuan edhe vet këtë situatë.

Sipas logjikës së firmës që punon në rrugën e mësipërme, rëndësi ka që një ditë aksi Krane -Livadhja do të nisë të riasfaltohet….

Deri atëhërë kush do të përgjigjet për pasojat?

Pritet që Bashkia e Finqit t’i drejtohet ARRSH (Autoritetit Rrugor Shqiptar) me një shkresë zyrtare ose mënyra të tjera komunimkimi për këtë problematikë.

Po deri atëherë, ARRSH dhe firma sipërmarëse do të kenë tapë në vesh për të mos dëgjuar askënd!(