Skandali në Qeparo, qytetarit i zaptojnë pronën, bashkia dhe prokuroria: Nuk do vritemi për tokat e tua!
Anastas Stamati është pronar i 460 metra tokë në Qeparo të Vlorës. Gazetarëve të Fiksit ai ju tregon edhe çertifikatën e pronësisë që prej vitit 2012.
Pavarësisht dokumenteve qytetari 82 vjeçar ankohet në emisionin Fiks Fare, pasi pronën e tij e kanë zaptuar të tjerë. Institucionet përkatëse nuk ndërhyjnë ndaj shpresa e tij mbetet Fiksi.
Gzetarët e Fiksit shohin nga afër situatën. Prona e z.Stamati është e rrethuar me shufra hekuri të betonuara dhe në një pjesë me mure . Brenda pronës kishte të mbjellë ullinj.
Anastas Stamati rrëfen se në pronë që nga viti 2012 kur ka marrë edhe çertifikatën nuk ka ardhur, pasi ka patur frikë dhe presion nga zaptuesit.
Ai thotë gjithashtu se këta persona nuk kanë zaptuar vetëm pronën e ti, por edhë të shumë të tjerëve. Madje para ca kohësh kanë kërcënuar një mësues i cili nuk është dukur më në pronë të tij. Z.Stamati u tregon gazetarëve të gjitha parcelat të cilat edhe pse u përkasin të tjerëve i ka zaptuar i njëjti person që ka zaptuar edhe pronën e tij.
“S’di ku të shkoj tjetër përveç Fiksit”, thotë ai, “pasi tjetri mban pronën time unë mbaj çertifikatën dhe bashkia e mbështet!” Gazetarët e Fiksit takojnë bashkëshorten e personit që ka zaptuar tokën. Ajo përveçse thotë që qytetari nuk do e marrë kurrë këtë pronë pasi letra ka dhe ajo nga bashkia dhe prokurori thekson se pronën qytetari duhet ta kishte rrethuar më parë . Tashmë që ata e kanë rrethuar, atyre ju përket. Qytetari shkon në bashki. Drejtoresha juridike i thotë se nuk kanë çfarë të bëjnë.
E udhëzon të bëjë sërish një kërkesë. Qytetari i drejtohet zyrave të IMT-së. Punonjësi i thotë që nuk kanë ndërmend të shkojnë të vriten tek prona e tij ndaj e udhëzon të marrë policinë. Gazetarët e fiksit shkojnë në bashki për të marrë një zgjidhje. Takojnë nën kryetarin . Ai duke parë dokumentet e qytetarit thotë se nuk është në dijeni të kësaj çështje. Duke thënë se IMT duhet të veprojë, nën kryetari premton se do e marrë në përparësi këtë problem për ta zgjidhur .Gjithashtu do kthejë një përgjigje zyrtare për emisioni Fiks Fare, gjë të cilën nuk e bëri edhe pse kaluan të gjitha afatet ligjore.