Biletat për të vizituar Butrintin tashmë gjenden dhe online

Në një postim të fundit në FB, Parku i Butrintit ripotencon atë që bën unik këtë park, si dhe ofron një alternativë online për prerje bilete për ta vizituar.

“Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik.

Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Mund ta vizitoni duke blerë biletat më lirë dhe më shpejt online ne www.myticket.al”, shkruhet nga Parku.