FOTO/ Adrian Gurma “pervesh” menget, me qese në dore mbledh plehrat në Ksamil 

As tre ishujt e Ksamilit nuk i kanë shpëtuar mbushjes nga mbetje urbane të hedhura dhe të mbetura prej kohësh atje.

Prandaj edhe ishujt janë përfshirë nga puna e punonjësve të bashkisë për pastrimin e tyre.

Me afrimin e sezonit të ri turistik, frekuentuesit e plazheve dhe të ishujve do të gjejnë mjedis të pastër.

Për të marrë pjesë në aksionin e pastrimit në zonën e Ksamilit ka qenë dhe kryebashkiaku Adrian Gurma.

“Me punonjës të bashkisë ishim në ishujt e Ksamilit për të pastruar, ndotjen e krijuar, nga hedhja pa kriter e mbetjeve

Çdo ditë në punë, për pastrimin e territory”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/