Meta, takim me kryetaren e bashkisë së Korfuzit: Promovim turizmit
Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve, promovimi i turizmin dhe mbrojtja e ambientit.
“Folëm për lidhjet e ngushta historike midis dy popujve tanë fqinj dhe për mundësitë për të promovuar këtë lidhje dhe bashkëpunim midis dy vendeve tona. Të gjithë së bashku duhet të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona, mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Meta.
Po ashtu, Meta shtoi se “është shumë e rëndësishme të zhvillojmë dhe promovojmë aktivitete kulturore midis Korfuzit dhe bashkive të vendit tonë, me bashkinë e Tiranës por edhe me bashkitë fqinje, si Saranda e Gjirokastra, dhe po ashtu të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm në kuadër të nismave rajonale, mesdhetare dhe ato të Bashkimit Europian”.