Rrahu kushërirën në dyqanin e saj, nën hetim 35-vjeçarja nga Saranda
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht shtetasen M. K., 35 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë.
Sipas Policisë, procedimi penal ndaj saj u krye sepse në dyqanin e saj, në lagjen nr.1, bashkia Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj kushërirës së saj, shtetases M. G. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.