Deklarata e fortë, Alket Hyseni: Për Metën do ketë pasoja ligjore, jo vetëm politike
Ish Deputeti i Partisë Socialiste thotë se presidenti Ilir Meta do të ketë pasoja ligjore, nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.
I pyetur nëse do të veprojë Parlamenti, lidhur me këto “pasoja ligjore”, Hyseni tha se mund të veprojnë “institucione partnere” të cilat kanë vepruar dhe me personalitete të tjera.
Kujtojmë se një institucion partner që ka vepruar së fundmi, është Departamenti i Shtetit me shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Megjithatë, i pyetur nga Blendi Fevziu nëse kishte informacione për të, Hyseni tha se është një analizë e tij.
Diskutimi në “Opinion”:
Alket Hyseni: Unë mendoj që do ketë pasoja të tjera. Jo vetëm politike…
Blendi Fevziu: Çfarë ligjore?
Hyseni: Ligjore, se ligjore do të jenë…
Fevziu: Çfarë do të veproni ju si parlament?
Hyseni: Pse duhet të veprojmë vetëm ne? Ka institucione partnere të tjera, që kanë treguar se kanë vepruar me personalitete të tjera
Fevziu: Jeni i bindur për këtë, keni informacione?
Hyseni: Analizë