Sondazhi i Sarandanews, tifozeria sarandiote: Armando Duka nuk e meriton votën e Butrintit

Zgjedhjet në Federetën Shqiptare të Futbollit janë në qëndër të vemendjes javët e fundit, ku presidenti aktual Armando Duka pas 20- vitesh në këtë detyrë po kërkon edhe një mandate tjetër.

Për këtë Duka po kryen manipulime flagrante nëpër shoqatat rajonale, edhe pse në shumicë antarët legjitim e kanë kundërshtuar proccesin ku kanë nënshkruar deklarata noteriale që rrëzojnë votimet e FSHF-së, duke e dërguar ccështjen në Gjykata.

Edhe në Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës ku bën pjesë Saranda dhe Delvina, këto dy ekipe kanë firmosur për transparencën e emrave që do votojnë.

Ndërkohë, prej disa ditësh Sarandanews.com ka kryer një sondozh duke pyetur sportdashësit sarandiot, a duhet ta votojë më klubi i Butrintit Armando Dukën.

Në sondazhin që morën pjesë një shumicë e konsiderueshme tifozësh, të gjithë ishin kundër votës për Armando Dukën.

Më poshtë Sondazhi i kryer dhe opinionet e sportdashësve sarandiot. /Sarandanews.com/