Ç’po ndodh me ujësjellësin Krongj – Finiq
Bashkia e Finiqit njofton mbi ecurinë e punimeve aty ku do u mundësohet disa fshatrave të minoritetit që të kenë më shumë ujë.
“Punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit Krongj-Finiq po vazhdojnë me ritme të shpejta, ku përfitues janë komunitetet Finiq, Vromero, Karahaxh, Vrion, Mesopotam, Shelegar, Bistricë, Çlirim.
Kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kristo Kiço, gjatë vizitës së tij për të ndjekur ecurinë e projektit theksoi se ‘Punimet po vazhdojnë normalisht që prej muajit mars 2021, ndërkohë që sipas parashikimeve përfundimi i projektit të mësipërm do të jetë më i shpejtë, përpara afatit të përcaktuar, duke furnizuar me ujë të pijshëm dhjetëra familje, duke i dhënë fund një problemi kronik që mundon komunitetin lokal..’, shkruhet nga Bashkia Finiq.