Kërkoi ndihmën e shqiptarëve për operacionin në zemër, gazetari vlonjat: Për parodistin janë mbledhur veç 200 euro dhe 500 lekë

Mane Lumani, një nga 4 Parodistët e Vlorës, është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore! Në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit, Mania i humorit shqiptar vuan pamundësinë financiare për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Në nëntor të vitit të kaluar ai kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të dhuruar me aq mundësi sa të kishin, sepse familja vetë nuk i përballonte dot kostot. Mane Lumani nuk merr as pension special nga shteti, edhe pse i ka dhënë shumë vendit she popullit shqiptar.

Gazetari Ergys Alushi ka publikuar sot një foto me paradostin vlonjat dhe thotë se nga kërkesa për ndihmë, për të janë mbledhur vetëm 200 euro dhe 500 lekë. Bashkia e Vlorës e ka injoruar.

“Legjenda kryen një operacion të vështirë në datën 1 shkurt dhe ndihma e njerëzve për të ka qenë vetëm 200 euro dhe 500 lekë! Bashkia e Vlorës e ka injoruar kërkesën e “Mjeshtrit të Madh” për ndihmë financiare për të kryer operacionin! Legjenda nuk kërkon lëmoshë, por minimalisht respekt e mirënjohje në të gjallë për atë që ka dhënë me humorin e tij”, shkruan gazetari.