Sarandë, tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti të falsifikuar, vihet në pranga 1 shtetas turk

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të evidentuara në kufi, gjatë kontrollit të imtësishëm të dokumentacionit, për kalimin e kufirit me destinacion shtetin Grek, të një shtetasi turk, me kartë identiteti hollandeze, kanë konstatuar se gjeneralitetet në kartë nuk i përkisnin këtij shtetasi dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetmin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk N. Ç., 59 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.