Arben Ahmetaj zhvillon për herë të parë një takim në Sarandë, vendos objektivat për 2022

Edhe pse ka disa muaj që është zgjedhur si drejtues politik i qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj, është shfaqur për herë të parë në Sarandë.

Në cilësinë e drejtuesit politik Ahmetaj është njohur me socialistët e Sarandës ku ka zhvilluar një takim me Asamblenë e kësaj dege, duke vendosur objektivat për vitin 2022.

Në takim Ahmetaj shoqërohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma dhe deputetja e zonës Anila Dena, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“PS Sarandë

Në takimin e Asamblesë Socialiste të Sarandës, me drejtuesin politik të qarkut Vlorë për realizimimin e detyrave dhe objektivave për 2022.

Mbetemi të angazhuar për të qenë më afër qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave”, shkruan Anila Denaj. /Sarandanews.com/